Na një ferr braktisjeje, plehrash e ferrash, Belshi është kthyer në një destinacion turistik ku hapen vijimësisht bujtina e shërbime të reja për turistët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga Belshi, i cili është trasformuar në sajë të investimeve të qeverisë në kuadër të programit të Rilindjes Urbane.

“Rilindja e Belshit. Nga një ferr braktisjeje, plehrash e ferrash, në një destinacion turistik ku hapen vijimësisht bujtina e shërbime të reja për turistët dhe përveç punës tradicionale në bujqësi, ku prodhimi rritet çdo vit, ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm”, tha Rama.

Për më shumë e 20 vite të tranzicionit shqiptar, Belshi u shndërrua fatkeqësisht në kryeqendrën e braktisjes, aty ku mbretëronin ferra e gropa midis të cilave qytetarët do të duhej të mbijetonin me të ardhura minimaliste.

Belshi, thesari i fjetur me 85 liqene karstike që mund të ofronin një panoramë mahnitëse, pothuajse ishte zhdukur nga harta e Shqipërisë. Sfida parësore mbetej krijimi i një identiteti të ri për këtë qytezë.

“As që e endërronim që do të bëhej kështu. Ishim në natë, kaluam në dritë. Ka ndryshuar 100%”, u shpreh një sipërmarrëse në video, e cila ka zgjeruar vit pas viti aktivitetin e saj.

Rilindja Urbane ndërhyri edhe në Belsh jo thjesht si një operacion shpëtimi, por transforimimi e modernizimi të paimagjinueshëm kurrë më parë përmes projektesh që arritën në vlerën e 3.4 milionë eurove.

Sokol Kasa, sipërmarrës në fushën e turizmit shprehet se “kur erdha këtu pashë që gjërat kishin ndryshuar”.

“Pashë nga ndryshimi i Belshit rrënjësisht, sistemimin gjithashtu edhe rrugët lidhëse Elbasan-Belsh dhe Ura Vajgurore-Berat-Belsh që është një ndihmë e madhe për zonën”, tha ai.

Krijimi i unazës së liqenit, projekti për sheshin qendror, ansambli, fasadat, rrugët dhe godinat arsimore e kanë kthyer sot Belshin në një hapësirë publike që reflekton përherë e më shumë cilësinë e një mjedisi europian, që i ka dhënë forcë si asnjëherë më parë aktivitetit turistik.

Sot Belshi është një destinacion i mirëfilltë turistik me 11 itinerare turistike. Numri i turistëve është rritur në 20 mijë turistë në vit.

Jo pak, por plot 1 mijë vizitorë ditorë numërohen tashmë në Belsh në sezonin e pikut turistik. Për rrjedhojë, shumë vendalinj nuk e shohin më si mision të pamundur hapjen e një biznesi në Belsh, të fokusuar te shërbimet e turizmit.

Pak vite më parë ishte i paimagjinueshëm rritja me 50% e numrit të sipërmarrjeve të reja e pasuar nga dyfishimi i numrit të punonjësve si me kohë të plotë, ashtu edhe i punonjësve me kohë të pjesshme apo punonjësve sezonalë.

Për herë të parë në Belsh u çelën tre njësi akomoduese të tipit bujtina, agroturizëm e hotel.

“Sot është ngritur vlera e pronës këtu”, shprehet sipërmarrësi Kasa.

Shndërrimi i Belshit ka shtyrë jo pak familje që të kthehen nga emigracioni për të ngritur sipërmarrjen në funksion të turizmit apo agroturizmit.

Fshati i Seferanit gjithashtu është përfshirë nga një valë e re e zhvillimit të turizmit.

Fermerët e këtyre zonave sot janë në gjendje të shesin më shumë prodhime pikërisht në bujtinat e reja dhe më gjerë, falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Infarstruktura më e mirë rrugore që përshkon githë zonën e ka bërë turizmin sot një alternativë shumë më të këndshme.

Në Belsh vizitorët mund të përfshihen në një eksperincë të rrallë duke prekur nga afër proceset e jetës së përditshme, nga krasitja e pemëve deri te peshkimi.

Rirlindja Urbane e Belshit do të mbahet mend si modeli autentik i zgjimit të potencialit të një thesari të fshehur thellë në errësirën e harresës shumëvjeçare, të cilën për ta larguar u desh pak kohë, por shumë vullnet për ta trajtuar hapësirën urbane tanimë si një vepër arti, vepër e denjë për të qenë edhe burim frymëzimi edhe burim mirëqenie.