Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka kujtoi sot 30-vjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve. Xhaçka shprehet se pamjet që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan.
“Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit”, shprehet ajo. Ministrja Xhaçka postoi një video ku sjell karaktere dhe personazhe të eksodit të larguar 30 vite më parë që ia kanë dalë të jenë njerëz të suksesshëm në Itali.