Në ditën ndërkombëtare të gruas, ministrja e arsimit Evis Kushi është bërë pjesë në një video ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës “hapi udhë vajzave”. Mesazhi i videos së shkurtër e kuptimplote në të cilën kanë marrë pjesë, shumë gra të rëndësishme është se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten.
“Ndërkohë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave inkurajoj fort çdo grua e vajzë të mbrojë të drejtat e tyre, si dhe të promovojë barazinë gjinore në çdo fushë të shoqërisë.”, shkruan Kushi.
“Bashkimi bën fuqinë”! Në videon e publikuar janë bërë bashkë shumë nga emrat e rëndësishme, të artit, politikës dhe kulturës. Përveç ministres së arsimit Evis Kushi, edhe bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama, deputetja Rudina Hajdari, kandidatja për deputete inxhinierja Luljeta Bozo, si dhe aktoret e njohura Marjana Kondi dhe Ema Andrea.