Kryeministri Edi Rama u shpreh se aktualisht janë 95 mijë gra të punësuara sot më shumë se në vitin 2013. Kryeministri solli në vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pyetjen se sa gra të punësuara ka më shumë sot se në vitin 2013. “100 ditë, 100 arritje. S’ka kohë për pushim. Përgjigja është 95.000 gra të punësuara sot më shumë se në vitin 2013”, u shpreh Rama.
Punësimi dhe ai i grave në veçanti ka qenë në fokus të politikave nxitëse të qeverisë. Edhe gjatë pandemisë, politikat mbështetëse rikthyen gjithë vendet e punës të humbura, ndërsa qeveria paraqiti edhe 3 skema të nxitjes së punësimit. Zerimi i tatimfitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël solli edhe një mundësi më shumë nxitjen e vendeve të punës.