Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Milot-Fushë Krujë, ku sipas raportimeve paraprake ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.
Nga të dhënat e para, ende jo zyrtare, mësohet se aksidenti ka qenë i rëndë, por deri në këto momente nuk ka detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes.
Pritet që në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet dhe detajet e aksidentit.










