Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e së enjtes se nuk do ta pranonte një debat televiziv me kreun e PD, Lulzim Basha.

Rama tha në emisionin “Opinion” se nuk përballet me Bashën, pasi sipas tij, ky i fundit nuk është udhëheqësi real i opozitës.

Pyetje: A jeni i gatshëm të ballafaqoheni me Bashën?

Rama: Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit, që janë Saliu, Iliri, Monika.

Basha është një dhëndër, që përdoret në një dasmë imagjinare, ku nusja nuk do të paraqitet më 25 prill.

Nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati.