E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventusi është vënë në dyshim pas eliminimit nga Champions League.

Së fundmi në mediat italiane është raportuar se Ronaldo ka kërkuar nga drejtuesit një su lmues qendre dhe një fantazist që të garantojë asiste për të, në mënyrë që Juventusi të jetë konkurrues për të fituar Champions League.

Carlo Pinsoglio, i cili është edhe miku më i afërt i sulmuesit te Juventusi është i bindur në qëndrimin e CR7 në Torino, por e lë një dritare hapur:

“A do të qëndrojë ai vitin e ardhshëm? Nuk e di, shpresoj që po. Ka akoma edhe një vit kontratë. Nëse nuk ndodh diccka e ccuditshme, mendoj dhe shpresoj të qëndrojë”, është shprehur Pinsoglio për gazetën “Tuttosport”.