Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në Porto Romano, ku është drejt përfundimit Ekoparku. Rama tha që Ekoparku që po zë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave të Durrësit, e cila tanimë i përket të shkuarës.

Duke parë ecurinë e punimeve Rama tha se ky ekopark do të jetë një motor i madh ekonomik për Durrësin.

Rama: Kjo është akoma deri dhe për pak kohë, dhe është fiks vendi ku mund të shpjegohet shumë thjesht pse na duhet mandati i 3 që të mbarojmë punë që ‘ka shans të mbarojë, në të kundërt.

Dje mbaroi oferta Spitallës, një kompani shumë e mirë do fillojë investimin atje, kemi lagjen e re ku ka filluar ndërtimi, aprtamente etj, një model tjetër jete.

Kemi zonën ekonomike. Do jetë një motor i madh ekonomik për Durrësin, do bëhet realitet , nga kjo flamë e madhe do ndërtojmë një zemër të qytetit. Është koha për ta çuar Durrësin në një nivel tjetër .