Jurgen Kohler i ka thënë “Goal” se David Alaba po largohet nga Bayern Munich për para dhe nuk ka asnjë problem me të, pasi edhe ai bëri të njëjtën gjë. Austriaku njoftoi muajin e kaluar se do të largohej nga Bavaria në verë si transferim falas, pa përmendur destinacionin e tij të ardhshëm. Është raportuar gjerësisht se Real Madridi do ta marrë mbrojtësin, megjithëse ka interes nga PSG dhe Chelsea, çka mund të shërbejnë vetëm për të forcuar pozicionin negociues të Alaba. Kohler ishte një futbollist kryesor për Gjermaninë gjatë viteve 1990, duke fituar Kupën e Botës më 1990 dhe Kampionatin Europian më 1996, ndërsa në nivelin e klubit ndërroi Bayernin për milionat e Juventusit më 1991:

“Nuk do të jetë një hap prapa për të, edhe pse Bayerni është një nga tri klubet më të mira në Europë. Alaba nuk ka pse t’i fshihet askujt për sa i përket performancës sportive dhe ekonomike. Sigurisht, ai po e hedh këtë hap kryesisht për shkak të parave dhe unë mund ta kuptoj fare mirë. Alaba është 28 vjeç dhe do të nënshkruajë një kontratë 4 apo 5-vjeçare.

Ai mund të bëjë çfarë të dojë, pa u paragjykuar. Disa euro më shumë do të luajnë një rol të madh. Kjo është krejtësisht e ligjshme, shumica e lojtarëve të tjerë do të bënin të njëjtën gjë. Si futbollist profesionist, ju keni vetëm disa vite, në të cilat mund ta ushtroni këtë profesion. Mund të ndodhin edhe dëmtime serioze. Niklas Sule, me dy dëmtime të ligamentit të tij të kryqëzuar, mund t’ju tregojë më shumë për këtë. Për fat të mirë, Alaba është kursyer deri më tani nga dëmtimet. Unë, gjithashtu u largova nga Bayerni për shkak të parave. Sigurisht, lëvizja në Itali ishte shumë e mirë për mua. Sidomos për sa i përket zhvillimit të personalitetit. Por, me të vërtetë ky nuk ishte mendimi im i parë. Do të ishte një përrallë e bukur nëse do t’u thoja diçka ndryshe tani”.