Analisti Afrim Krasniqi i ka thënë sot presidentit Ilir Meta, se vendi më datë 25 prill nuk do të shkojë në konflikt por në zgjedhjet e 10 parlamentare. Kjo, për shkak të akteve dhe retorikave të Metës ditët e fundit, të cilat sipas Krasniqit mund të shmangeshin.

“Unë do doja si qytetar i këtij vendi që Institucioni i Presidentit t’i rikthehet dhe t’i përshtatet kostumit kushtetuese, dhe solemnitetit që kërkohet nga kryetari i shtetit. Disa akte dhe retorika mund të evitoheshin. Nuk po shkojmë në një situatë të konflitit të madh, por në një situatë që mund të ndryshojë me vullnet dhe me pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve”, i tha Krasniqi Metës.

Ndërkohë, presidenti Meta pranoi “kritikat” e Krasniqit dhe tha se në këto zgjedhje nuk konkuron Presidenti por forcat politike. Edhe për retorikën e fortë, Meta tha se ajo nuk është më e mira, por ai është i detyruar.

“Është e vërtet që nuk konkurojnë dhe nuk duhet të konkurojnë institucionet në këto zgjedhje, por forcat politike. Në këto zgjedhje nuk konkuron presidenti me asnjë institucion, por ju e dini shumë mirë, pavarësisht edhe nga retorika që është i detyruar presidenti herë pas herë të përdor. Nuk mund të them që është më e mira, por është i detyruar, për të intimiduar ata që duan të vr asin besimin te vota e lirë. Në kushtet që nuk fuksionojnë institucionet”, tha Meta ndër të tjera.