Trent Alexander–Arnold është mungesa më e madhe për Anglinë në nisjen e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.
Gareth Southgate ka bërë publike listën për ndeshjet e fundmarsit ndaj San Marinos, Shqiperisë dhe Polonisë, ku përveç mbrojtësit të Liverpool është edhe mesfushori sulmues Jack Grealish i cili nuk ka mundur të rikuperojë në kohë dëmtimin e pësuar me skuadrën e tij Aston Vila.
Trajneri i tre luanëve ka bërë shumë ndryshime nga grumbullimi i fundit duke rikthyer mbrojtësin e Manchester United Luke Shaw që për herë të fundit ka qenë i grumbulluar në 2018.
Forma e mirë gjatë këtij edicioni ka detyruar timonierin e Anglisë ta grumbullojë në skuadër teksa bashkë me të rikthehet edhe Jesse Lindgard, huazimi i të cilit tek West Ham e ka rikthyer në formën optimale.
John Stones i Manchester City është një tjetër rikthim në kombëtaren me mbrojtësin që mungonte që nga nëntori i 2019-ës.
Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të Anglisë për ndeshjet eliminatore të muajit mars përfshirë edhe sfidën ndaj Shqipërisë.