Organi drejtues kontinental i futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka vendosur se ndeshjet e fazës eliminatore të Botërorit Katar 2022 të cilat do të zhvilloheshin në muajin mars janë anuluar. Ky vendim u mor nga Këshilli i CONMEBOL për arsye të pamundësisë për të pasur të gjithë lojtarët e Amerikës së Jugut në kohën e duhur.

Këtë lajm e ka publikuar vetë organi drejtues i qeverisë të futbollit në Amerikën e Jugut me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social Twitter.

KOMUNIKATA ZYRTARE E CONMEBOL: Këshilli i ‘CONMEBOL’ ka vendosur anulimin e ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Ky vendim u mor për pamundësinë e të pasurit të gjithë lojtarët amerikano-jugor në kohë.