Implementimi i sistemit VAR në Shqipëri ka mbërritur në fazën finale. Aktualisht 20 arbitrat po trajnohen me sistemin dhe brenda kësaj jave do të mbyllin testimin e tyre teorik për të kaluar shumë shpejt edhe në pjesën praktike.
Po në aspektin teknik si do të ndryshojë transmetimi i ndeshjeve?
Lysjen Nurishmi: Minimalisht kërkohen 6 kamera, por ne do të shtojmë dhe do ta cojmë në 8 numrin e kamerave për të patur më shumë kënde dhe të gjitha ndeshjet e Superligës të 5-ta ndeshjet e një fundjave do të kenë asistencën e VAR-it.
Nga muaji i ardhshëm ky sistem do të kalojë në praktikën në fushë ku do të përdoren në skuadra të ndryshme moshash të cilat do të simulojnë sisteme të dyshimta nga ku mund të ndërhyjë sistemi VAR. Por kur do të kalojë në testin real ky sistem që pritet të zgjidh edhe në vendin tonë problemet dhe dyshimet që ngjall shpesh sistemi i gjykimit.
Lysjen Nurishmi: Në fund të muajit gusht do të jetë ndeshja e superkupës së Shqipërisë si pikënisja zyrtare kur do të përdoret sistemi VAR në Shqipëri.