Aktori i humorit Luran Ahmeti ka humbur jetën në moshën 46 vjeçare si pasojë e Covid 19. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjete sociale.
Kujtojmë se aktori nga Shkupi ishte pjesë e serialit “O sa mirë”, i cili luajti rolin e profesorit të Historisë. Aktori ka luajtur edhe në disa seriale të tjera ku mes tyre janë seriali “Sulejmani i Madhërishëm” dhe “Taken”.