Shifrat e të infektuarve me Covid-19 vazhdojnë të rriten, duke shënuar 126,089,141 persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,767,726 persona. Sipas worldometers 101,743,702 njerëz e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 67,046 persona, duke e çuar numrin në total mbi 30 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,165 njerëz dhe numri në total ka shkuar 559,744.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 97,586 persona të infektuar dhe në total ka arritur 12,324,765 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 2,639 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 303,726.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.