Astrit Çerma, një nga aktorët e njohur shqiptar, i cili ka lindur e jetuar në Elbasan, por që prej vitesh ka emigruar në SHBA, është prononcuar për incidentin e sotëm që prishi ditën e verës, nga provokimi i disa militantëve të PD-së.

Çerma, i cili gjithë jetën e tij ka qenë aktor i teatrit “Skampa” dhe që është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka shkruar në faqen e tij në Facebook: “Nuk dua të di në jan “të djathtë” apo “të majtë”…

Janë elbasanlli, dhe si elbasanlli, TURP TË KENË që përbaltin ditën e bukur të festës që elbasanllijt i ka bashkuar të gjithë, mysliman, ortodoks, bektshij, katolikë…

Këta janë plehrat e Elbasanit…

Fshihini nga rrugët e sheshet dhe gëzoni festën siç e keni gëzuar qindra e mijëra vjetë

A.Çerma…”.

Astrit Çerma, përveç aktor është edhe poet.