Në dy çadrat e ngritura në Sheshin “Skenberbej” priten që të bëhen afro 1000 vaksinime në ditë për moshat nga 70 deri në 79 vjeç. Të gjithë qytetarët që do të marrin dozën e parë, do të njoftohen pas një muaji po nga mjeku i familjes për dozën e dytë.

Ndërkohë që ata qytetarë që nuk do të kenë mundësi për të bërë vaksinën në ditën e caktuar, do të njoftohen për një rezervim të dytë.

Procesi i vaksinimin masiv u nis me ardhjen e vaksinës kineze në Shqipëri. Për ekspertët, kjo vaksinë është më e lehtë në përdorim. Edhe doza e dytë e vaksinimit, do të jetë e të njëjtin prodhim si e para.

“Kjo është një vaksinë që ruhet plus 2 plus 8. Dhe ne kemi marrë të gjitha masat që të respektohet zinxhiri i ftohtë. Është e lehtë në përdorim. Duhet të merren dy doza, një tani dhe një pas një muaji e pak. Këtë lloj vaksinimi nuk ka alternime do të jetë e njëjtë me atë të parën” – thotë Erida Nelaj nga Programi i Vaksinimmit.

Qytetarët në pritje të kryerjes së vaksinës u shprehen se nuk kanë frikë, ndërkohë të tjerët që e bënë thanë se nuk kishin probleme.