Peshorja-Peshorja është shenja më tërheqëse e zodiakut, pikërisht sepse ka një lloj manie pothuajse obsesive për estetikën. Aftësia për të ecur përpara, kërkimi i vazhdueshëm për bukurinë dhe dëshira për t`u dukur mirë e bëjnë Peshoren një nga shenjat më të parezistueshme të Zodiakut.
Akrepi-Akrepi është përfshirë në këtë listë të shenjave më joshëse të Zodiakut dhe nëse dikush do të pyesë pse, le të mësojë. Akrepi është një nga shenjat më të dashura. Kjo sepse ai është një personalitet shumë misterioz. Arma e tij e joshjes është shikimi, i aftë të ndezë dhe befasojë bashkëbiseduesin e tij vetëm me shikim.
Shigjetari-Aventurier kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës dhe shpesh përfundon duke qenë viktimë e sharmit të tij. Edhe nëse nuk është i interesuar për dashurinë, ai shpesh e gjen veten të bllokuar në rrjetën e pushtimeve të tij. Ka bërë dikë për vete edhe pa dashur.