Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se së shpejti do të finalizohet “AUTO MOTO PARK”, një projekt për automotorizimin shqiptar, aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit!

DPSHTRR njofton se do të jetë cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit?sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK

Njoftimi i DPSHTRR: AUTO MOTO PARK ??, një ëndërr e shumëpritur së shpejti realitet! Një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit! ????????????

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit?sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor! ??

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama!

#DPSHTRR #MIE #BashkiaElbasan #AutoMotoPark #FIA #ACA #RallyAlbania #GaraNëSiguri #RetroAlbania #DragDrift #PoligonTestimi #MuzeDheAtelierRetro #AkademiRestaurimiRetro #Homologimi #ShkollaAftësiePilotimi #FIM #CIK #Cross #OffRoad #Karting #RoadSafetyPark ?
#SiguriaRrugore #EdukimKulturëTimoni