Kryeministri Rama u nis dje drejt Turqisë për të arritur marrëveshjen për një sasi vaksinash kineze, me një distributor turk.
Me aprovimin e kësaj vaksine, pritet të rritet numri i të vaksinuarve në vend. Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit ndër të parat në rajon. Deri tani janë vaksinuar 53 mijë e 992 persona. Ndër ta, mjekët e kanë përfunduar marrjen e të dy dozave.
Blerja e vaksinave është bërë me dije që nuk është bërë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës. Blerja do të realizohet nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Në aktin normativ sqarohet se kjo kompani turke është distributor i autorizuar nga firma kineze Sinovac. Aktualisht Shqipëria ka në përdorim tre lloje vaksina të cilat janë Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V./TEMA