Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha nga foltorja e Kuvendit se ta bëjnë me referendum nëse populli shqiptar është pro Reformës në Drejtësi apo jo. Balla shtoi sakaq se përbetimet kundër Reformës në Drejtësi i kanë hasur që nga viti 2016 dhe shkëputja e koalicionit të LSI-së, me PS-në ka ndodhur vetëm e vetëm që Reformën ta çojnë para.
‘Sot është dita përfundimtare e depozitimit të listave nga të gjitha partitë, ne kemi ekipet ë të mira në 12 qarqet e vendit. Dritarja që ne kemi për të përfshirë kontribute të reja dhe profesionistë me energji të reja dhe nga eksperienca që kanë. Gjej rastin ti shpreh mirëseradhjen Najada Çomos dhe Luljeta Bozos. Këto dy emra dhe emra të tjera i bëjnë ekipin e PS-së. PS mbetet e vetmja forcë politike ku mund të investohet besimi për të vijuar bashkëpunimin e më tejshme. Të bëjmë një referendum se kush është pro Reformës në Drejtësi dhe kush jo. Nuk ka asnjë dyshim, se përbetimet e tyre kundër Reformës në Drejtësi janë sinjale që i kemi hasur deri në vitin 2016. Kemi qenë të gatshme të prishim koalicioni me LSI-në vetëm e vetëm që Reformën ta çojmë para. Prej asaj dite është prishur koalicioni. Basha ishte zotuar ta çonte LSI-ë për skrap, por e mori me vete. Ne kemi sot një opozitë që vjen para qytetarëve shqiptarë me një ofertë skandalozë. Nuk ka një mendje të shëndoshë në këtë vend që të mund ti besoj Lulzim Bashës. Jam shumë mirënjohës që një pjesë e një grupi deputetësh më të cilët kemi çuar para reforma të rëndësishme dhe me konsultim me partnerët e Shqipërisë.’- tha Balla.
Sa i përket kontratës së re koncesionare për aeroportin e Rinasit, Balla tha se është investuar 90 milionë euro dhe se së shpejti do të ulen të gjitha llojet e transportit të ndërkombëtarëve.
‘Kontrata e re koncesionare për aeroportin e Rinasit, rregullon disa nga problematikat e kahershme që kishte kontrata e vjetër. E rregulluar sipas qeverisë Berisha dhe ministër i Transporteve ka qenë Lulzim Basha. Po investohet që në aeroportin e Rinasit të ulen të gjitha llojet e transportit të udhëtarëve. Ne kemi mundësi të presim edhe fluturime ndërkontinentale. E kishim të pamundur që të përfitonim nga fluturimet direkte. Vlera e investimit shkon mbi 90 milionë euro. Do të ketë çmime më të lira dhe më shumë kapacitete.’- tha Balla.