Ministrja Balluku tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe me mbarimin e këtyre procedurave do të nis fluturimin e parë me Air Albania drejt Londrës që do të kryhet më 18 prill. Balluku tha se në mars nisin edhe fluturimet direke nga Rinasi me Dubain.

“Aeroporti i Rinasit ka hyrë në një fazë të re, duke filluar nga shkurti ka një kompani të re që menaxhon koncesionin e Rinasit dhe kemi një angazhim kontraktual prej 99 mln eurosh që do të investohen sipas fazës të caktuar në këtë kontratë të rishikuar do të rriten cilësia e shërbimeve dhe kushtet e sigurisë dhe uljen e biletave. Tani në muajin mars nis fluturimi direkt i linjës me Dubain . Në aeroportin e Kukësit më 18 prill kemi vendosur kryerjen e fluturimin të parë, ka nisur certifikimi i aeroporti dhe po punohet për të mbyllur fazën e certifikimit dhe nis fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës siç është premtuar edhe nga kryeministri. Nesër fillon negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës”, tha Balluku./