Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se në degën e selisë blu në Vlorë ka pasur konflikte për listat e kandidatëve. Drejtuesi demokrat për Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen, e bashke me te edhe kryetari i Partise.

Burimet nga PD Vlorë bëjne me dije se Leskaj pretendon qe Basha ka shitur te gjithe vendet per deputet ne Vlore dhe ai ka mbetur vetem i pari i qarkut pa asnje vlonjat tjeter ne liste. Per kete arsye eshte dorehequr. PD ka cuar ne Vlore Agron Kuliçajn per re vene situaten nen kontroll.