Në faqen e fundit të librit të Lulzim Bashës “Misioni im thuhet se: “Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve.
Në një rrëfim prej 100 faqesh në kapituj të ndryshëm të këtij librin, Lulzim Basha rrëfen kontaktin e parë në zyrat e PD-së, pa e ditur se një ditë do të ishte ai kreu i saj.
Kapitulli II: ‘Partia demokratike dje, sot dhe nesër- ‘Partia më e bukur e Lindjes’
Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkelur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohë. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazeta e parë opozitare.
I gjithë qyteti e kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë në minutat e para në treg.
Njerëzit ishin të uritur për fjalën e lirë. Shkova në zyrat e PD-së për të kërkuar një numër të saj, dhe me vështirësi arrita të siguroj dy copë, nga të cilat njëra kopje nuk e kishte fletën e mesit. Një kopje të numrit të parë të kësaj gazeta e ruan sot e kësaj dite babi im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do të bëhet një ditë Kryetar i Partisë Demokratike.
Pas asaj ditë të fillimit të janarit të vitit 1991, lidhja ime me këtë parti mbeti emocionale. Që kur isha gjimnazist e dijsa se nëse një ditë do merresha me politikë, kjo do të ishte vetëm nëpërmjet Partisë Demokratike. Çdo gjë që kam bërë gjatë këtyre viteve, deri në momentin kur u riktheva –tashmë 30 vjecar, si koordinator i Komitetit të Orientimit të Politika në dhjetor të 2004- kishtë të bëntë me idenë fiksë që rrinte në kokën time për t’u përfshirë në politikë vetëm nëpërmjet kësaj partie.
KOP-i ishte një organizëm i ngritur nga lideri i demokratëve Sali Berisha, ku u ftuan rreth 40 profesionistë të rinj dhe personalitete të shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit, për t’i dhënë një impuls përgattjeve të PD-së për qeverijsen e re të vendit.