Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Bullgaria ka treguar për anëtarësimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se Shqipëria dhe Bullgaria kanë akoma sfida të rëndësishme përpara, dhe se e vetmja mënyrë për t’i dalë për zot atyre është bashkëpunimi mes dy vendeve.