Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e kishte një plan dje. Një plan që u materializua tek bo mba pandemike e shkaktuar prej dyndjes së njerëzve në Sheshin “Nënë Tereza”. Përgjatë gjithë ditës, mes mbështetësve ekstremistë të PD ka qarkulluar në format pdf një hartë, e cila u përcaktonte qartë numrin e makinave dhe ku do të vendoseshin.
Kjo hartë është një provë se nuk ka patur aspak spontanitet në papërgjegjshmërinë ekstreme të Lulzim Bashës, i cili me vetëdije ka organizuar njerëzit që të mblidhen, në shkelje totale të ligjit dhe mbi të gjitha, në një mungesë ulëritëse të respektit për jetën e mbështetësve të vet.
Eksperienca e vitit të fundit nëpër botë ka treguar, se shpesh herë një valë e re infeksionesh shpërthen pikërisht prej grumbullimeve të tilla masive, ku nuk respektohen as distancat dhe as mbajtja e maskës.
Imagjinoni pak, spërklat e mbarsura me koronavirus dhe përqëndrimin e tyre të lartë dje në sheshin “Nënë Tereza”. Imagjinoni çfarë mund të kenë menduar epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit, tek shihnin Lulzim Bashën që fliste në tribunë dhe priste të merrte mbrapsht thirrjet dhe britmat e qindra të pranishmëve në shesh, ngjitur me njëri-tjetrin.
Diçka që e ka ditur me siguri dhe Sali Berisha. Jo më kot, kishte vendosur të ruante shëndetin e tij dje dhe të mos dukej fare nga Sheshi “Nënë Tereza”. Dhe kush, ai që nuk e mban vendi po dëgjoi fjalën miting. Dje ka ndejtur në shtëpi, që të ruajë shëndetin. Shëndetin e tij, vetëm atë.