Luljeta Bozo, e renditura e para në qarkun e Tiranës në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit, tha se qytetarët nuk duhet të harrojnë se si ishte Shqipëria para 2013 se ta merrte PS dhe të vlerësojnë të gjithë reformat e jashtëzakonshme që janë bërë në këtë periudhë. Bozo u shpreh se për të vijuar me forcimin e reformave të nisura dhe konkretizimin e tyre, PS i duhet një mandat tjetër. Ajo madje dha edhe një mesazh për PD, duke thënë se problemet nuk zgjidhen me boks dhe mundje, por me argumente. “Do flas shkurt për dy arsye, e para që filloi sikur të fryjë pak dhe e dyta inxhinierët flasin pak. Kisha imagjinuar të bëhesha gjyshe dhe stërgjyshe, por jo të hyja në politikë. Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe respekt nga zoti Rama dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri siç i themi ne dhe duke pasur në konsideratë të gjithë atë njerëz të njohur e të panjohur pas tërmetit tragjik, pranova. Duhet patuar parasysh që në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira, tërmeti dhe pandemia, që ndërprenë në një farë mase për të arritur të gjitha objektivat. Njerëzit nuk duhet të harrojnë se si ishte në 2013 kur PS mori pushtetin dhe çfarë reformash të jashtëzakonshme bëri gjatë kësaj periudhe dhe pse duhet t’i japim mundësinë e mandati të tretë për të çuar më tej bejten e nisur për të mirën e qytetarëve dhe rinisë. Qeveria e tregoi veten ku në këto 15 muaj përballoi bukur pandeminë, në një kohë që qytete e fuqishme kaluan në kolaps shëndetësor. Edhe për tërmetin, ku Italia ende s’i ka strehuar ata që iu prish shtëpia nga tërmeti edhe pse kanë kaluar vite. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në cdo bisedë që bën me të. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente,”, tha Bozo.
Bozo thumbon PD: Problemet nuk zgjidhen me boks e mundje, të mos harrojmë si ishte Shqipëria para 2013
VIDEO/ Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së...
Nga hoteli ku qëndrojnë prej ditës së djeshme, kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur për në 'PGE Arena' të Varshavës ku sot luan kundër...
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’,...
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot në Bruksel një takim me Ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden, ku u diskutua ecuria e Shqipërisë...
“Një ndikim i fortë po vjen nga…”/ Çfarë do ndodhë në muajin prill 2026?
Muaji prill 2026 pritet të jetë mjaft dinamik nga ana astrologjike, duke sjellë zhvillime të rëndësishme në jetën personale, profesionale dhe emocionale të shumë...
Jakin Marena: PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji
Ka disa kohë që po emetohen në media lajme që kanë të bëjnë me garën e mundshme për kreun e PD, që do të...
Trump zbulon “dhuratën” që Irani i dha SHBA-së
Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbuluar se cila ishte “dhurata” misterioze që Irani i kishte dhënë SHBA-së si pjesë e negociatave. Sipas Trump kjo...
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në...
Sipas Prokurorisë Publike të Belgjikës, të pandehurit dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shitjen e drogës. Seanca...
“Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq
Dy ditë më parë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u legjitimua nga GJKKO si avokat i Erjon Veliajt. Zoti Indresa dhe zoti Veliaj...
VIDEO/ Pse shpalle non grata Berishën dhe mbështete Ramën?”, Blinken flet pas shumë kohësh
Ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se i qëndron plotësisht vendimit të tij të vitit 2021, për shpalljen e Sali Berishës si...
Reagon Ministria e Shëndetësisë pas lajmit për ndëprerjen e analizave pas datës 20 të...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas deklaratës së ministres Evis Sala lidhur me kufizimin e analizave laboratorike në QSUT pas datës...
Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve
Nga Dritan Hila
Deklarimi i Marta Kos për kulturën orientale të rryshfetit dhe bakshishit në kulturën e kandidatëve për në BE, nuk ka asgjë të...




















