Jasmina dhe Andi janë dy prej konkurrentëve më të komentuar të emisionit “Për’puthen” të cilët shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin që në fillim.
Së fundmi dyshja duket se kanë thyer rregullat e këtij formati. Në foton e siguruar nga ”Gazeta Expres” ata shihen së bashku në një shisha bar në Pejë të Kosovës.

Në rregullat e emisionit thuhet se konkurrentët nuk mund të takohen jashtë programit.
Kujtojmë se mes tyre u shkëmbyen edhe puthje në buzë, teksa e para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.
Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.
Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Puthjet kanë vazhduar të jepen, ndërkohë që të gjithë dyshojnë se ata mund të jenë të lidhur me njëri-tjetrin.
Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim.