Britania e Madhe njoftoi se ka arritur një sukses të madh në lidhje me vaksinimi e popullsinë ndaj Covid-19. Matt Hancock me anë të një postimi në Twitter. Ai njoftoi se gjysma e popullsisë së saj tashmë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, duke u bërë shteti i parë në botë që regjistron një sukses të tillë, në luf tën kundër pandemisë.

“Jam shumë krenar t’ju lajmëroj se kemi vaksinuar gjysmën e popullsisë së Britanisë së Madhe. Vaksina është një histori suksesi kombëtare dhe është zgjidhja e vetme për të dalë nga pandemia e Covid-19-shkroi të Twitter. Një ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë live, dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, duke I kërkuar qytetarëve që të mos hezitojnë por të bëjnë të njëjtën gjë. 56 vjecari e bëri vaksinën në të njëjtin spital ku ishte i shtruar thuajse një vit më parë, kur u infektua me Covid-19.