Skuadra anonime “Byrektorja” është një nga më aktivet në “selinë blu” e cila ka për detyrë denigrimin me komente negative në rrjetet sociale të figurave që nuk janë dakord me qëndrimet e kryedemokratit Lulzim Basha.

Një grup nga anëtarët e kësaj skuadre janë angazhuar paraprakisht për adresimin e një sërë komentesh negative në faqet ku është përcjellë spoti të aktores së madhe Tinka Kurti e cila dilte hapur në mbështetje të kryeministrit Edi Rama

Mjafton të hedhësh një sy të thjeshtë për të verifikuar që pas komenteve ku arrihet deri në ekstremitete duke kaluar normat njerëzore, fshihen profile të rreme të cilat ripostojnë në faqe të ndryshme komentet e tyre denigruese.

Kanë mjaftuar pak minuta nga publikimi i mesazhit të Kurtit, që grupi i turnit të paradites të aktivizohet për t’u hedhur në sulm të mirëkoordinuar.

Ndërkohë, thuajse po të njëjtët profile, po të njëjtët emra dhe po të njëjtët fytyra, kanë ushtruar detyrën e tyre edhe gjatë publikimit të mesazhit të aktorit Robert Ndrenika.

Nisur nga faktet e publikuara në media, “Byrektorja” është një nga skuadrat më të rëndësishme, por më e keqpaguara nga zyrtarët që merren me kurimin e imazhit publik të Bashës.