Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano ka vazhduar me qëndrime kundërthënëse për Interin, duke e kritikuar stilin e futbollit me të cilin zikaltrit e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2010.

Interi i Jose Mourinhos e kishte fituar tripletën në sezonin 2009/10, Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë, duke u bërë skuadra e vetme italiane që e arrin këtë.

Por zikaltrit nuk kanë fituar titull më që prej atëherë, por janë ekipi i fundit italian që e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Arritja e vitit 2010 nuk i kishte lënë aspak mbresa Cassanos, i cili e kritikoi stilin e lojës së Mourinhos gjatë kohës së tij në Giuseppe Meazza.

“Më duhet të them, Interi është ekipi im dhe e fitoi Ligën e Kampionëve para 11 vjetëve, por jo duke luajtur futboll”, tha Cassano për Bobo TV.

38-vjeçari luajti për Interin më vonë, nga viti 2012 deri më 2013, pasi i ishte bashkuar zikaltërve nga klubi rival Milan.