Shumë njerëz e pinë kafen për të marrë energjinë aq të nevojshme të mëngjesit, por gjithashtu e dimë që kafeja stimulon sistemin tonë tretës. Ndërsa kjo pije kaq popullore është menduar prej kohësh si një mënyrë e shkëlqyer për të nxitur lëvizjen e zorrëve, askush nuk ka qenë në gjendje të shpjeojë pse deri tani.
Sudiuesit nga Universiteti i Texas Medical Branch në Galveston së fundi zhvilluan një studim për të mësuar pse kafeja ka një impakt në stiulimin e sistemit tretës dhe i prezantuan rezultatet në javën e sëmundjeve të aparatit tretës. Studiuesit u dhanë minjve kafe me kafeinë dhe pa kafeinë për tre ditë duke zbuluar se pavarësisht të niveleve të kafeinës, kontraktimi i muskujve në zorrët e minjve në fund të studimit funksononte më mirë se sa pa kafe.
Pra në qoftë se nuk është kafeina ajo që na stimulon aparatin tretës, atëherë çfarë është? Studiuesit kanë zbuluar se kjo ka të bëjë me mikrobiomën tonë. Studiuesit bënë një eksperiment tjetër duke përzier jashtëqitjen e minjve me kafe dhe vëzhguan prezencën e baktereve në ditët në vazhdim. Sa më e lartë të ishte sasia e kafesë (me apo pa kafeinë), aq më pak mikrobe paraqiteshin dhe bakteret në jashtëqitje zvogëloheshin.
Studiuesit nuk janë të sigurt nëse edhe bakteret e mira largohen nga zorrët bashkë me të këqijat dhe nëse kjo metodë i bën një ‘nder’ zorrëve tona, por këto zbulime tregojnë se stimulimi i tretjes për shkak të kafes ka të bëjë vetëm me zorrët.
Ky mund të jetë një lajm i mirë për ata që kanë probleme me jashtëqitjen, por kujdes me sasinë e kafeinës, veçanërisht në mbrëmje, pasi mund t’ju lërë pa gjumë. Sasia e rekomaduar e kafeinës në ditë është 400 mg.