Kreu i PDBDNJ-së, Vangjel Dule, do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Tiranës. Dule është përfaqësues i minoritetit grek, por në listën e Aleancës për Ndryshim ai do të jetë së bashku me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, përfaqësues i kauzës çame.

Dule “është një grek në mes dy çamëve”, pasi në listë dy numra poshtë Dules është edhe Mesila Doda.

Por kreu i PBDNJ-së sqaroi se ndodhet në një front së bashku me PDIU-në për të larguar nga qeveria Edi Ramën.

Kjo çështje sipas Dules është përpjekur për t’u kthyer në kauzë nga PS-ja.

Arian Çani: A duhet të ndihet keq Dule kur sheh Shpëtim Idrizin të 9, pra 2 numra më lart tij.

Arjan Curi: Ka dhe Mesilën poshtë. Është një grek në mes të dy çamëve.

Arian Çani: Prapë të rrethuan Vangjel…

Arian Çani: Duhet të pyesësh Vangjelin nëse ndihet mirë apo jo.

Arian Çani: Hë Vangjel si mendon.

Arian Çani: Unë mirë ndihem kur e shoh aty.

Arian Çani: Pse?

Arian Çani: Sepse bënë një aleancë bashkë. Sesi mund të qëndrojë një grek dhe një çam në aleancë?

Arian Çani: Mbase nuk janë armiq?

Arian Çani: Nuk po them që janë armiq, por politikisht dhe diametralisht janë të kundërta pozicionet e tyre politike. Për Vangjelin nuk ekziston problemi çam, ndërsa për çamët ekzistojnë shumë probleme të tyre.

Vangjel Dule: Kjo prani në këtë koalicion, po bëhet përpjekje nga mazhoranca për ta kthyer në kauzë, në pseudokauzë. Ka arsye pse gjendemi aty ne dhe shumë të tjerë. Ka një prioritet, i cili është i shumicës së qytetarëve që përfaqësojmë pa dallim as nga krahina, as nga bindjet fetare, as nga veçoritë e tyre, ka një qëllim të largohet një orë e më parë ky kryeministër. Nuk mund t’i përgjigjesh një situate asimetrike me një përgjigje simetrike. Je i humbur. Ky është një front.