Chiara Ferragni dhe Fedez njoftuan lindjen e fëmijës së dytë, nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Tashmë, Leone u bë me motër. Vittoria, është emri i vajzës, që lindi sot, lindi në 23 mars. Chiara Ferragni dhe Fedez kanë publikuar një foto të vajzës së porsalindur, teksa të dy e përkëdhelin.

Menjëherë, shumë të afërm dhe artistë të njohur, kanë uruar çiftin, në “Instagram”.

Disa ditë më parë, më 19 mars, Leone mbushi 3 vjeç dhe prindërit ia festuan në shtëpi, siç ndodhi dhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Çifti njoftoi shtatzëninë e Chiaras në mediat sociale më 1 tetor, me një foto, ku Leone mbante ekon e së ëmës. “Familja jonë po zgjerohet”, shkroi Chiara.