29 milionë euro, kaq duhet të paguajnë klubet që e duan Cristiano Ronaldon. Sipas Il Corriere dello Sport, nëse Juventusi vendos të hedhë në treg CR7-ën, do të kënaqeshin edhe me nëj ofertë deri në 30 milionë euro.

Ishi i Real Madridit ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe Zonja e Vjetër as që po mendon tani për tani për rinovimin.“Fatmirësisht, Ronaldo ka edhe një vit kontratë, kështu që kemi kohë për të biseduar. Nuk është prioritet tani”, tha drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ditë më parë.

Ronaldo iu bashkua Juventusit për 120 milionë euro në verën e vitit 2018. Ai ka shënuar 27 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 92 gola në 121 ndeshje me Zonjën e Vjetër që kur ka arritur në Torino.