Edhe vera e 2021-it, si dhe ajo e vitit 2020, parashikohet se do të jetë në vështirësi sa i takon Covid 19 dhe kufizimeve të mundshme.
Në funksion të rinisjes së udhëtimeve, disa vende në botë po përgatiten të mirëpresin turistët: nga pasaporta e vaksinimit, te karantina në një jaht, deri te destinacionet “Covid Free”.
Le të shohim në detaje planet e disa shteteve dy muaj para nisjes së sezonit veror.
Tajlanda ofron karantinë jahtesh për turistët – Tailanda është rihapur në turizëm, por, duke pasur parasysh mungesën e vizitorëve, numri u zvogëlua nga 40-50 mijë në ditë, në disa qindra, duke pësuar një tërheqje të re të mundshme.
Kështu, vendi aziatik, po shikon mundësinë e shpenzimit të karantinës së detyrueshme për dy javë në bordin e një jahti.
Qeveria, e cila sapo ka njoftuar nismën, shpreson të jetë në gjendje të mbledhë 1.8 miliardë baht (48 milionë euro), tani për tani vetëm në letër.
Turizmi është një sektor vendimtar në buxhetin e vendit, por pandemia ka detyruar ndalimin e udhëtimeve dhe fluturimeve me avion që në mars 2020.
Tajlanda më pas ka rihapur gradualisht kufijtë e saj që nga tetori, duke filluar një iniciativë të parë të nisur në janar me mundësinë e shpenzimit të karantinës, duke luajtur golf në një vendpushim të veçantë.
Javën e kaluar, ministri i turizmit të Tajlandës, tha se do të propozonte një projekt tjetër për të lejuar turistët ta kalonin në mënyrë të sigurt karantinën në zonat e njohura turistike, duke përfshirë vendpushimet në plazh.
Kjo mundësi, mund të fillojë që në prill në resorte të ndryshme, duke përfshirë zona të njohura si, Phuket, Krabi dhe Chiang Mai.
Nga ana tjetër, programi i karantinës së jahteve tashmë ka filluar: udhëtimet kanë nisur bërë dhe njëqind anije pritet të vihen në dispozicion të turistëve.
Udhëtarëve u kërkohet të mbajnë një byzylyk inteligjent, që monitoron simptoma të mundshme, përfshirë temperaturën dhe presionin e gjakut dhe vendndodhja e tyre gjurmohet përmes GPS. Pajisja mund të transmetojë informacion edhe në det, brenda një rreze prej 10 kilometrash.
Greqia, nga destinacionet pa Covid te testet negative – Pas rihapjes së ishullit Kastelorizo, si një simbol i destinacionit pa Covid, Greqia është e gatshme të mirëpresë turistët e imunizuar dhe të shëruar.
Vendi helen synon të nisë sezonin e verës nga mesi i majit, por vetëm për njerëzit e vaksinuar, me antitrupa ose që kanë një test negativ.
Kina nis me ‘pasaportën e vaksinës’ – Kina, ka paralajmëruar ‘pasaportën e vaksinës’ së parë, me një program të sapo aktivizuar për të lejuar qytetarët kinezë të udhëtojnë jashtë vendit.
Kjo është një certifikatë dixhitale që tregon statusin e vaksinimit të subjektit me rezultatet e testeve dhe mund të arrihet përmes platformës sociale ‘WeChat’.
Qëllimi i certifikatës, është të “ndihmojë në promovimin e rimëkëmbjes ekonomike globale dhe të lehtësojë udhëtimin ndërkufitar”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.
Për momentin, megjithatë, kjo “pasaportë” – e cila mund të jetë edhe letër – është në dispozicion vetëm për qytetarët kinezë dhe nuk është e detyrueshme.
Programi kinez përfshin një shifër të koduar QR që lejon secilin vend të marrë informacion mbi shëndetin e udhëtarëve.
“Kodet shëndetësore QR”, brenda ‘WeChat’ dhe aplikacioneve të tjera kineze për ‘smartphone’, janë tashmë të nevojshme në Kinë për të hyrë në transportin kombëtar dhe shumë hapësira publike.
Aplikacionet gjurmojnë vendndodhjen e një përdoruesi dhe prodhojnë një kod “jeshil”, sinonim i shëndetit të mirë, nëse një përdorues nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me një rast të konfirmuar ose nuk ka arritur një pikë të nxehtë të virusit.
Spanja mund të nisë ‘pasaportën e vaksinimit’ nga maji – Ministri spanjoll i Turizmit, Reyes Maroto tha se vendi mund të nisë ‘pasaportën e vaksinimit’ që në maj, kur të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid.
Për më tepër, qëllimi i Spanjës për të konsideruar një “korridor të gjelbër” për turistët e vaksinuar britanikë, është paralajmëruar prej kohësh, gjithnjë nëse nuk do të ketë një marrëveshje të BE-së për ‘pasaportat e vaksinimit’.
Izraeli rihap atraksionet turistike – Falë fushatës së suksesshme të vaksinimit, Izraeli tashmë ka rihapur atraksionet turistike.
Me gati 5 milionë izraelitë të vaksinuar me të paktën një dozë (thuajse 4 milionë me të dytën) dhe një numër rastesh nën kontroll, kufizimet janë qetësuar.
Elementi vendimtar, është “Green Pass” (imunizimi i dyfishtë ose rikuperimi nga virusi), i cili u lejon të interesuarve të kenë një numër më të madh shërbimesh sesa ata që akoma duhet ta marrin atë.
Italia – Sardenja, rajoni i vetëm “i bardhë” i Italisë, është blinduar dhe po përgatitet për një sezon turistik me një koeficient shumë të lartë të sigurisë shëndetësore.
Detyrimi i testeve të hyrjes, për këdo që mbërrin në ishull tashmë ka filluar. Një model i Siçilisë është studiuar gjithashtu: një tampon për ata që mbërrijnë, një tjetër test diagnostikues pas 5-6 ditësh qëndrimi dhe gjurmimi duke u regjistruar në një portal rajonal.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e adhe, po konsiderojnë gjithashtu miratimin e lejeve të ngjashme.
Bashkimi Evropian po punon ndërkohë për një vaksinë “green pass”, që do të lejojë qytetarët të udhëtojnë midis vendeve të BE dhe jashtë saj.