Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën tre javë, si pjesë e kufizimeve të reja kombëtare të për të luftuar shtimin e rasteve të Covid-19, tha sonte presidenti Emmanuel Macron. Macron shtoi se prej javës që vjen shkollat do të vijojnë me mësimin në distancë.
Në fillim të muajit izolimet e reja hynë në fuqi në 16 zona të Francës, ndersa sot u vendos qe ato të përfshijnë të gjithë vendin. Franca deri tani ka raportuar më shumë se 4 milionë raste koronavirusi dhe më shumë se 95,000 v d ek je nga Covid-19.