Udhëheqësit Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron janë ulur në diskutime për vaksinën e Rusisë Sputnik V dhe përdorimin e saj në Evropë, në një konferencë ditën e djeshme.
3 liderët diskutuan për regjistrimin e vaksinës në BE si dhe mundësinë e dërgesave dhe prodhimit të përbashkët në kombet Europiane, shkruan The Guardian.
U diskutua gjithashtu situatën në Ukrainë, Bjellorusi, Libi, Siri dhe ranë dakord të koordinojnë përpjekjet në mënyrë që Irani të kthehet në përputhje të plotë me detyrimet e tij ndërkombëtare, tha deklarata.
Shpërndarja e ngadaltë e vaksinave të BE-së është ndjekur nga një mungesë e dozave, por këto mungesa priten të lehtësohen ndjeshëm nga fillimi i muajit të ardhshëm me më shumë se 300 milion doza të vaksinave Pfizer / BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca që do të mbërrijnë në prill, maj dhe qershor.