Sllovakia konfirmoi sot shtatë rastet e para të variantit afrikano-jugor të koronavirusit, njoftoi agjencia e lahmeve TASR, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzanna Eliasova. Varianti është identifikuar tek persona që kanë udhëtuar së fundi jashtë vendit dhe tek ato që nuk kanë udhëtuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë sllovake të Shëndetësisë, vendi i BE-së me rreth 5,5 milionë banorë ka regjistruar mesatarisht 2 400 raste ditore me COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit. Për të lehtësuar sistemin e saj shëndetësor, Sllovakia është kthyer drejt fqinjëve të saj të BE-së për të kërkuar ndihmë. Pacientët e parë në kujdes intensiv janë transportuar tashmë drejt spitaleve në Poloni dhe në Gjermani.

“Sot, Sllovakia ka marrë 15 000 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, një dhuratë nga Franca, deklaroi kryeministri sllovak Igor Matovic. “Matovic e cilësoi dhurimin e vaksinave si një gjest i madh miqësie ndaj Sllovakisë”, njoftoi TASR. Muajin e fundit, presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar vendeve të pasura të japi 4-5% të stokut të tyre të vaksinave për vende të tjera që kanë nevojë sa më shpejt të jetë e mundur