Sllovenia, e cila zbuti kufizimet kundër COVID-19 në shkurt, ka vendosur për një bllokim të ri të pjesshëm dhe një shtrëngim të masave kufitare përballë situatës alarmuese në vendet fqinje. Dyqanet jothelbësore, institucionet kulturore dhe fetare do të mbyllen nga 1 deri më 12 prill, tubimet do të ndalohen dhe udhëtimet do të kufizohen në vetëm brenda rajonit të banimit.
Kompanive u bëhet thirrje të kalojnë në teleworking kur është e mundur. Nxënësit e shkollave, gjithashtu, do të duhet të mësojnë në distancë.
“Ne jemi në një garë me kohën”, tha kryeministri konservator Janez Jansa në një konferencë shtypi.
“Shpresojmë për një ndikim pozitiv nga bllokimi pas 12 prillit”, shtoi ai.
Nga sot, banorët nuk do të jenë më në gjendje të largohen nga territori, me përjashtim të atyre që mund të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose imuniteti pas infeksionit.