Pfizer ka nisur vaksinimin tek fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç, për të parë efektivitetin e saj te kjo kategori. Qëllimi i kësaj prove është zbulimi i dozës ideale për fëmijët e moshave të ndryshme.
Sipas mediave të huaja, prova e Pfizer do të testohet me tre doza të ndryshme, 10, 20 dhe 30 mikrogramë dhe së pari do të jetë tek fëmijët nga 5-11 vjeç, më pas nga 2 deri në 4 dhe në fund nga 6 muajsh deri në 2 vjeç.
Aktualisht pjesë e provës janë 144 fëmijë, por menjëherë pasi të përcaktohet doza e duhur, eksperimenti do të marrë përmasa më të gjëra duke testuar 4 mijë 500 fëmijë.
Në fillim të këtij muaji, Moderna njoftoi se kishte filluar një provë të vaksinës COVID-19 te fëmijët e moshave nga 6 muaj deri në 11 vjeç. Edhe vaksina amerikane “Johnson & Johnson” po planifikon gjithashtu të testojë vaksinën e saj COVID-19 tek fëmijët dhe foshnjat.