Lista e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit duket se ka pasur mjaft çudira. Disa orë pasi ai bëri publike emrat për qarkun Dibër, ka pasur edhe supriza. Mes kandidatëve është edhe Irini Shehu e cila për çudi edhe pse është pjesë e listave të PD, duket se admiron Astrit Patozin dhe forcën e tij politike. Siç shihet në profili e saj, kandidatja publikon foton e Bindjes Demokratike ku mesa duket simpatizon edhe këtë formacion politik.

Ndërkohë, çudia më e madhe në listën e këtij qarku është edhe “formula gjeniale” e ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha për të zhvendosur në listë të tretën ish deputeten Dhurata Çupi dhe për të listuar para saj dy figura që kanë aktivitet të dyshimtë publik me një sërë skandalesh të ndëshkuar dhe të pandëshkuar.