Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në librin e tij me titull “Misioni im’, ndalet edhe në raportin me Sali Berishën, i cili vijon të perceptohet ende si kryetari real i opozitës, së bashku me Ilir Metën. Basha shkruan se ka pasur oferta dhe ftesa private për të eliminuar politikisht paraardhësin e tij, Sali Berishën. Kreu i PD-së nuk jep detaje se nga kush i ka marrë këto ftesa, por thekson se nuk është as në traditën e PD-së dhe as në formimin e tij për të ‘vrarë babanë’.

Basha thotë se Sali Berisha nuk është për të një barrë për ta vuajtur, por është një lehtësim, një këshillues dhe një shkollë për të. Basha shkruan se nuk është aspak e vërtetë se Sali Berisha e ka atë në patronazh, që e komandon, e kontrollon etj.