Më 2 mars 1925 u regjistrua v rasja që t ronditi botën intelektuale dhe patriotike shqiptare, ditën ku patrioti i f laktë Luigj Gurakuqi u ekzekutua pabesisht në Bari të Italisht nga klika zogiste. Për këtë ngjarje të zezë u shkrua dhe u fol me plot dhimbje nga shumëkush. Ndër ato, dallohet Elegji për Luigj Gurakuqin nga Fan Noli, transmeton lexo.com.al. Ai shkruan:
Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre p lumba na i ranë,
Na e v ran’ e na e shanë,
Na i thanë t rathëtor.
Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.
Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.
Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.
Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-v dekur,
Ky Vigan Liberator.
Fjalë p ikëlluese nga i madhi Fan Noli për një figurë të p avdekshme mbarëkombëtare./Lexo.com.al/e.c.