Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë ditën e sotme nga një ish-pacient me Covid, i cili akuzoi stafin e Senatoriumit se nuk i trajtojnë mirë pacientët e shtruar dhe nuk u japin ushqim mjaftueshëm. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar spitali “Shefqet Ndroqi” ka deklaruar se kjo është shpifje për të përbaltur punën e stafit tonë.
“Ndihemi thellësisht të lënduar nga kjo shpifje e rradhes dhe nga tentavivat për përbaltje të punës së përkushtuar të personelit të Spitalit “Shefqet Ndroqi”. Pacienti me inicialet A.Q., është kuruar dhe trajtuar me përkujdes maksimal profesional dhe njerëzor, duke u mjekuar për COVID dhe duke u trajtuar në aspektin psiko-emocional, për gjendjen e rënduar.
Personeli ynë do vazhdojë të punojë me përkushtim dhe vleresojmë mirënjohjen që marrim përditë nga qytetarët, gjë që na jep kurajo që të vazhdojmë përpara në shërbim të qytetarëve deri në fund”, shkruhet në reagimin e spitalit.