Mesazhet e rreme në platformat sociale, vazhdojnë ende të jenë një shqetësim për përdoruesit e shumë të aplikacioneve të ndryshme. Sërish, qytetarët kanë denoncuar disa raste, ku persona anonimë përpiqen të krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe false në emër të disa bankave të njohura në vend. Mesazhet shpërndahen më shumë se pesë herë qëllimisht nga burime anonime dhe më pas qarkullojnë në platforma, duke u bërë virale.

Ndërkohë, në orët e fundit, një mesazh i tillë po qarkullon me shpejtësi, ku ftohen të gjithë ata persona që kanë fëmijë deri në 10 vjeç, të tërheqin një dhuratë nga qeveria për Ditën e Verës në 14 mars me certifikatë personale dhe një familjare. “Jeta, doja të jepja një, Ti vetë s’përfiton gjë nga ky urdhër, por të paktën do ndjesh kënaqësinë e të informuarit personat që ti do, për të përfituar këtë shumë. Të gjithë ata persona që kanë fëmijë deri në 10 vjeç, kanë mundësi të tërheqin një dhuratë nga qeveria për Ditë Vere, me shumën 5000 lekë të reja. Duke paraqitur një certifikatë personale të fëmijës dhe një familjare, por me vulë të njomë, jo nga e-albania. Kjo është e vlefshme deri me 14 Mars, dmth çdo kushdo mund të shkojë që sot për t’a tërhequr!”, – lexohet në mesazhin e fundit që qarkullon.

Specialistët kibernetikë, apelojnë qytetarët që të tregohen vigjilentë në momentin që marrin një mesazh të tillë duke e fshirë menjëherë.