Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.