Menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga Champions-i, nisën të qarkullojnë thashetheme mbi të ardhmen e Ronaldos, kryesisht nga Spanja. Ylli portugez mund të kthehet te Real Madridi. Zhgënjimi pas disfatës me Porton u shoqërua me kësi zërash, që e shtyjnë “mbretin” të kthehet në shtëpi.

Zidane dhe Butragueno mbetën të paqartë për këtë temë, Juve nga ana e vet është e qetë. “Ronaldo është e ardhmja e klubit”, – siguroi Paratici. Sidoqoftë, në mediat sociale, shfaqet një e dhënë e bujshme, që e rikthen CR7 në çështje debate të ditës. Kjo e dhënë vjen direkt nga ish-shoku i skuadrës, Marcelo.

Faqja “433” në Instagram publikoi një video, në të cilën Real Madridi feston triumfin në Champions. Në skenë, Marcelo puth stemën e Realit, pastaj pret që Cristiano të mbërrijë për të gëzuar së bashku. Aty nuk mungon ekzaltimi tipik i Ronaldos, i kompletuar me një “siuu” në fund.

Një video e vjetër, që mori mijëra pëlqime (përfshirë ato të Arthur dhe Ribery) dhe që befas bëhet aktuale, mbi të gjitha sepse midis komenteve shfaqet mbrojtësi brazilian, një mik i “7” bardhezi: “Së shpejti”. Një fjalë e vetme, që hap një skenar të pamasë. A mund të jetë ky koment i Marcelo sinjal i qartë për kthimin e CR7 te Real Madridi?