Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarë bektashinj për festën e ‘Sulltan Novruzit’.

‘Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë Komunitetit Bektashian’, uron kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Kjo ditë e rëndësishme pë besimtarët bektashinj pasi lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ky është viti i dytë i festimit të Sulltan Novruzit në kushtet e pandemisë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.