Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe tanimë artistja e re, Melisa Lleshi ka fituar mijëra fansa në vendin tonë. Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit të rejat nga jeta dhe karriera e saj. Melisa vendosi më herët që të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

Ndërkohë, është aluduar herë pas here në rrjet për një lidhje të mundshme mes Andit dhe Melisës. Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Mirëpo, ata të dy i kanë mohuar gjithmonë fjalët që janë në një romancë dhe kanë treguar se “kafja serioze” mes tyre nuk u pi asnjëherë.

Por, ndjekësit i janë vënë pas çiftit dhe duan me patjetër që ata ta pranojnë faktin që janë çift, pasi numërojnë edhe fansa të shumtë që gjithashtu kanë hapur llogari me emrat e tyre. Së fundmi, Andi dhe Melisa janë fotografuar duke bërë shopping së bashku dhe fotoja flet vetë! Ç’do të thonë tani?